Autobuzat, eksodi i ri i Kosovës: Mbi 5200 nxënës mungojnë nga bankat e shkollës, thotë këshilltari për Arsimin

Postuar në 03 Shkurt, 2015 14:49

Kosova po përjeton një eksod që vetëm kohët e fundit po veçohet si problem i madh për vendin. Pamjeve të një qytetari kosovar që u bën thirrje udhëtarëve të autobuzave drejt Europës, të mos largohen, e madje akuzon pronarët e kompanive të udhëtimit se po nxisin largimin, u shtohet një detaj konkret: Azem Guri, këshilltar politik në Ministrinë e Arsimit ka deklaruar për Indeksonline se numri i nxënësve që kanë lënë bankat shkollore për t’u nisur drejt vendeve të perëndimit gjatë muajve të fundit është bërë shumë shqetësues. “Janë afro 5200 nxënës nga e gjithë Kosova që tashmë kanë emigruar”, ka thënë Guri. Ai u shpreh se shifrat e fundit nuk janë definitive për arsye se numri i atyre që po e lenë Kosovën po rritet çdo ditë e më shumë.

Dhe më poshtë jepen shifrat e detajuara:

Prishtina prinë me numrin më të madh të nxënësve të ikur 822, Ferizaj 432, Podujeva 438, Vushtrri 406, Skenderaj 118 nxënës, Obiliq 140, Kaçaniku 155, Istogu 103, Shtime 106. Edhe nga Gjakova sipas këtyre statistikave kanë ikur një numër madh që është 400 nxënës. Ndërkaq nga Gjilani kanë ikur 350 nxënës.

Ndërkohë, deri në këtë periudhë numri i nxënësve që e kanë lënë shkollën është më i vogël në këto komuna: Dragash 6 nxënës, Fushë Kosova 21, Drenasi 22, Hani i Elezit 8, Kamenica 50, Klinë 56, Lipjan 338, Malishevë 52, Mitrovicë 30, Novobërd 15, Pejë 13, Rahovec 40, Shtërpc 3, Suharekë 53 dhe Vitia 50.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.