Albin Kurti: Shkarkimi i Jabllanoviqit, leksion i mirë për të gjithë ministrat

Gazeta “Express” boton deklaratën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili është shprehur se shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviq është një leksion i mirë për të ministrat, ndërsa koalicionin PDK-LDK me Listën serbe e quajti të gabuar. Sipas tij, PDK-LDK do të mund ta respektonin Kushtetutën duke marrë në qeveri persona si Nenad Rasiq që nuk fyejnë qytetarët e Kosovës dhe respektojnë shtetin e Kosovës, por sipas tij, nuk ka qenë e nevojshme koalicioni me Listën serbe. Po sipas “Express”, mësohet se Kurti është shprehur se: “Protesta nuk ishte politikë ditore, ishte shumë më e thellë se kaq. Kosova nuk mund të mbetet shtet vasal e të ndikohet nga Beogradi”. Lideri i VV-së e dha këtë mesazh në programin e mëngjesit në RTK duke vijuar se më e rëndësishme ishte edhe qëndrueshmëria gjashtë orësh e protestuesve përkundur përdorimit të gazlotësjellit e plumbave gome.
l.v
Add new comment