ISIS nuk ka mëshirë për askënd. Denoncimi shokues i OKB: kryqëzon dhe varros të gjallë fëmijët

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara tregohen detaje shokuese. Fëmijë irakianë që rrëmbehen nga ISIS, kryqëzohen e madje varrosen të gjallë. Organizata OKB ka vërtetuar disa raste të tilla. Këta fëmijë janë kryesisht krishterë dhe Yazidi. Ndërkohë, terroristët islamikë, fëmijët me problem mendore që kanë rrëmbyer, i përdorin si kamikazë. Ndërsa një pjesë e fëmijëve të rrëmbyer përdoren si mburojë kur terroristët sulmohen nga kundërshtarët e tyre. Shumë prej këtyre fëmijëve, sipas OKB, pasi rrëmbehen, shiten edhe si skllevër seksi. “Jemi shumë të shqetësuar për torturat dhe vrasjen e këtyre fëmijëve. Shumica prej tyre i përkasin pakicave të besimit”, thotë Renate Winter, një nga 18 anëtarët e komisionit të OKB.
l.v
Add new comment