Ish-kongresmeni DioGuardi kritikon qasjen e politikanëve shqiptarë në Ballkan

Postuar në 06 Shkurt, 2015 02:50

Ish-kongresmeni DioGuardi ka theksuar se ka vite që nuk ka takuar ndonjërin nga politikanët shqiptarë, të paktën për të pirë një kafe. Agjensia “INA” informon se ish-kongresmeni dhe kryetari i LQSHA-së në SHBA, Joe DioGuardi i ka pritur me shqetësim të madh lëvizjet dhe ecuritë e rënda politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Ballkan, sidomos ato të fundit në Kosovë. Përmes një letre dërguar veprimtarëve dhe asociacioneve kombëtare shqiptaro-amerikane qe ka bashkëpunim, DioGuardi ka nënvizuar se investimi i madh politik, diplomatik dhe ushtarak qe është bërë për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës nga Amerika mike dhe miqtë e saj në Evropë, nuk e ka merituar që tashti të ballafaqohemi me gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike, informon “INA”. Duke komentuar ikjen masive të shqiptarëve nga Kosova, DioGuardi nënvizon se Qeveria e Kosovës është e vonuar dhe se ajo është dashur që në këtë drejtim të punojë me projekte konkrete për të zhvilluar resurse të caktuara që do të rrisnin punësimet, konkurrencën, zhvillimin e biznesit privat si dhe forcimin e arsimimit. Ai shprehet i shqetësuar se përse klasa politike në Shqipëri, Kosovë dhe trevat  tjera i ka kthyer shpinën LQSHA-së , e cila në programin e saj ka projekte dhe kahjet konkrete të zhvillimit të këtij rajoni të banuar me shqiptarët.

 

l.v

 

http://ina-online.net/rajon/51493.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.