Ministria e Jashtme, “bllokadë” Presidentit. Nishani thotë se ka patur disa ftesa për aktivitete ndërkombëtare që nuk janë përcjellë nga M. e Jashtme

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dhënë një konferencë për shtyp pas vizitës që bëri në disa zona të përmbytura në jug. Nishani është pyetur dhe duhet thënë se ka folur hapur për keqkuptimet, apo mungesën e komunikimit korrekt me qeverinë, që ndodh me sa duket, jo vetëm për emërimin e ambasadorëve. Edhe për rastin e z. Visar Zhiti, Presidenti tha se “nuk kam asgjë me z. Zhiti. Kam kërkuar të bëhet konsultë...”. Por problemet mes tij dhe Ministrisë së Jashtme janë më të thella. Nisur nga ajo që deklaron Presidenti i Republikës, dikasteri i drejtuar nga Ditmir Bushati aplikon bllokimin e pjesëmarrjes së Presidentit në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Nishani ka dhënë vetë disa raste: “Shqipëria ka presidencën e radhës të iniciativës së vendeve të Europës Juglindore. Në përfundim të saj...presidenca dorëzohet te vendi pasardhës përmes një samiti të kryetarëve të shteteve. Për herë ta parë në këtë traditë, në mënyrë të paargumentuar, njoftohem, në rrugë jozyrtare, se qeveria ka vendosur të mos ketë samit të kryetarëve, por të kryeministrave”. Më tej, kreu i shtetit akuzon hapur Ministrinë e Jashtme se nuk ka hezituar edhe të mos përcjellë ftesat që kanë ardhur në adresë të Presidentit. “Isha ftuar të merrja pjesë në aktivitetetin e arbëreshëve dhe ftesa ishte bllokuar në Ministri. Këtë e mora vesh rastësisht në takim me z. Ceka. Në Kroaci...presidentja e re organizon ceremoninë. Aty ftoi edhe presidentin e Shqipërisë. Unë nuk kisha asnjë informacion, sepse nota ishte e bllokuar në Ministrinë e Jashtme. Rastësisht informohem se ka një ftesë të tillë”, tha Nishani.
http://www.panorama.com.al/2015/02/06/nishani-nuk-kam-asgje-...
s.z
Add new comment