Turqia deklaron se ka ndaluar hyrjen e 10 000 personave nga 91 vende. Dyshoheshin se do t’u bashkoheshin organizatave terroriste

Postuar në 06 Shkurt, 2015 10:36

Turqia ka ndaluar hyrjen e gati 10 000 personave të huaj, të cilët dyshoheshin se do t’u bashkoheshin grupeve terroriste. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brenshëm i Turqisë, Efkan Ala i cili ka dhënë edhe shifrën e saktë: 9 955 nga 91 vende të ndryshme. Kjo është një shifër shumë e lartë, po të mbahet parasysh se 10 000 njerëz të gatshëm që të vihen nën armë për shtetin islamik, nënkupton një konflikt që nuk mbaron ndonjëherë. Nga ana tjetër, po analizohet gjerësisht se përse qytetarë perëndimorë i bashkohen organizatave militante islamike, duke i hapur udhë një procesi të pazakontë.
http://www.aa.com.tr/en/u/461287--turkey-10-000-potential-fo...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.