Largimi i kosovarëve, Pacolli: Bashkëpunim i mafies së Kosovës me atë të Serbisë

Postuar në 07 Shkurt, 2015 10:14

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar qeverinë dhe opozitën për numrin e madh të qytetarëve që po migrojnë drejtë vendeve të BE-së. Reagimin Pacolli e ka bërë përmes faqes së tij në facebook: “Po gëzohët Serbija!”, shkruan ai. Sipas Pacollit njerëzit kanë ikur, po ikin dhe do iknin jashtë vendit me këtē qeveri , por dhe me një qeveri tjetër që do krijohej nga opozita. “Serbia, sigurisht se ka lehtësuar me ikjen e njerëzve tanë. Është një bashkëpunim i mafies së Kosovës, me atë të Serbisë, që ka korruptuar policinë e disa vendeve, por jo vetëm”, vazhdon Pacolli në reagimin e tij. Ai shton se pamjet masive të ikjeve i shërbejnë luftës diplomatike të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës. “Me këto ikje, serbija sot po i kontribon qellimit të saj,ta paraqet Kosovën si Shtet inekzistent, jo funkcional dhe liberalizimin e vizave ta bënë gjithmonë e më të vështirë” shkruan Pacolli.

 

l.v

 

http://gazetatribuna.com/pacolli-i-gjuhet-pozites-e-opozites-thote-se-po-gezohet-serbia/

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Pacolli ka harruar te thote se eshte &#39;&#39;marreveshje midis Serbise dhe Turqise&#39;&#39; e sa per Mafie ajo eshte ne pushtet ne Prishtine.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.