Azilkërkuesit që shkojnë nga Shqipëria në Gjermani: 45 për qind i përkasin komunitetit rom

Postuar në 07 Shkurt, 2015 10:45

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman ka përsëritur edhe njëherë sot se Gjermania nuk jep azil për shkaqe ekonomike. Ai ka bërë një vizitë në mjediset e banimit të komunitetit rom në Selitë dhe në Bregun e Lumit në Tiranë, që sipas shitrave që jep “Deutsche Welle” arrin në 15 mijë. Dhe nga ky komunitet, rezulton të jenë 45% e azilkërkuesve që shkojnë nga Shqipëria në Gjermani. “Shifra të përafërta tregojnë se rreth 45% e atyre që kanë kërkuar azil në Gjermani nga Shqipëria i përkasin komunitetit rom”, shkruan “DW”’ çka konfirmohet edhe nga ambasadori. “Nuk kemi shifra të sakta, sepse ngurrojmë të shikojmë etnicitetin e azilkërkuesve, është një aspekt që nuk dëshërojmë ta prekim. Këtu, në Selitë, familjet rome sapo më thanë që nëse nuk gjendet zgjidhje për strehimin e tyre do të shkojmë në Gjermani. Unë vetëm mund t'u them që të mos e bëjnë këtë, sepse do të kthehen. Ne nuk mund të pranojmë emigrantë të varfërisë, thjesht për arsye ekonomike, thjesht sepse nuk gjejnë punë në vendet e tyre, kjo nuk eshtë e mundur” tha ambasadori Hoffmann. Ai ka shtuar se kjo do të jetë shumë e vështirë, pasi ka të bëjë edhe me traditat kulturore të romëve, që e kanë të vështirë të përshtaten me jetën moderne.
http://www.dw.de/hoffmann-gjermania-nuk-pranon-azilantë-të-varfërisë/a-18241578
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.