Solidaritet me zonat e përmbytura/LSI mbledh dhe shpërndan ndihma me strukturat e veta

Postuar në 08 Shkurt, 2015 09:55

Po ndihmon biznesi për zonat e përmbytura, dje u bë e ditur se edhe nga Kosova u sollën ndihma solidariteti, Partia Demokratike ka ngritur shtabe emergjence dhe po shpërndan ndihma, qeveria edhe sikur të mos dojë është e detyruar të jetë në “ballë të situatës”, por sot Agjencia Telegrafike Shqiptare, njofton si një nga lajmet kryesore, se edhe dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan ka organizuar mbledhje ndihmash. “Falë kontributit vullnetar të strukturave të LSI-së u grumbulluan rreth 10 ton misër dhe hime si edhe 15 ton bar, jonxhë dhe kashtë për t’i ardhur në ndihmë bagëtive. I gjithë ky aksion humanitar është iniciuar dhe menaxhuar nga Dashamir Xhika (Drejtor i Arrsh-së), Klaudia Krasnika (Kryetare e LRI-së së Elbasanit). Ndërkaq, të gjitha ndihmat janë shoqëruar më tej për në Fier nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, i cili gjithashtu është kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aksioni qysh nga fillimi”, raporton ATSH. Paraprakisht duhet thënë se çdo ndihmë është e rëndësishme dhe duhet përshëndetur, por ka diçka politike në këtë nismë të LSI-së, përveç se njerëzore. Politike, pasi LSI është pjesë e qeverisë dhe ndihmat e saj mund të inkuadrohen me institucionet që po merren me këtë punë.
s.z

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Pu, pu pu! &nbsp;Po sikur t&#39;i shikoje Ministri i Bujqesise? &nbsp;Miell i perzier me kashte. C&#39;ben Autoritetit Kombetar i Ushqimit? Ky eshte skandal!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.