Serbia jep 50 mijë euro për Shqipërinë e Maqedoninë. Në tetor 2014, edhe qeveria shqiptare u dha nga 100 mijë euro Serbisë e Bosnjes për përmbytjet

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për t’i akorduar 50 mijë euro Shqipërisë dhe Maqedonisë, si ndihmë për përmbytjet që i kanë përfshirë ditët e fundit. Agjencia e Lajmeve “InSerbia”, djuke cituar një deklaratë zyrtare, shkruan se propozimi për të dhënë këtë ndihmë financiare është bërë nga kryeministri Aleksandër Vuçiç.
http://inserbia.info/today/2015/02/serbia-sends-aid-to-flood-hit-albania-and-macedonia/
Në tetor të vitit të kaluar edhe qeveria e Shqipërisë mori vendim për të ndihmuar 2 shtete të rajonit të prekura rëndë nga përmbytjet e muajit maj, Serbinë dhe Bosnjen. Mbështetja që Shqipëria ofroi për këto dy vende ishte 200 mijë euro, ku 100 mijë iu dhanë Serbisë dhe po aq edhe Bosnjes.
Vendimi i qeverisë shqiptare: http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-1-tetor-2014&page=2
n.k
Add new comment