40 shqiptarë tentonin të kalonin kufirin Meksikë-SHBA, u qëlluan. Dy të plagosur

Dje gjatë mesnatës rreth 40 shqiptarë janë kapur nga autoritetet meksikane teksa kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Amerikës. Kalimi i tyre ka qenë i pamundur, pasi policia amerikane ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke lënë dy të plagosur.
Lajmi është konfirmuar nga njëri prej pjesëtarëve të grupit, Durim Zeqiri, i cili përmes një prononcimi për gazetën “Zëri” në Kosovë i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës që t’u vijë në ndihmë personave që kanë mbetur në Meksikë. "Fillimisht kemi provu 5 veta prej nesh me kalu kufirin e Meksikës për me dalë në Amerikë. Përveç që na ka ndjek policia amerikane na kanë gjuajtur edhe me armë. Dy prej grupit janë në gjendje shumë të rëndë", ka theksuar Zeqiri.
Zeqiri ka thënë se të gjithë shqiptarët e mbetur atje janë të moshës 26-33 vjeç.
Vija kufitare Meksikë – Amerikë mbrohet nga forca të armatosura të ShBA-së për shkak të numrit të madh të emigrantëve ilegalë që synojnë “Tokën e premtuar” çdo vit.
a.k
Add new comment