Agron Tufa thotë se për dosjet “duhet protestuar njësoj si në rastin e armëve kimike”

Postuar në 09 Shkurt, 2015 15:29

Agron Tufa ka qenë sot i ftuar në emisionin “Shih Programin”, që transmetohet në TVSH dhe drejtohet nga Enkel Demi. Temë ka qenë hapja e dosjeve dhe lustracioni, një proces që ka 24 vjet që përflitet se do të ndodhë, por në fakt vazhdon të mbahet peng me të njëjtin mashtrim. Demi e ka pyetur Tufën se përse duhet tani ky proces, kur shumica e atyre që mund të jenë subjekt i dosjeve janë afër të 80-ve. Tufa është përgjigjur se në fakt mesatarja e moshës së atyre që duhet të jenë subjekt i ligjit të dosjeve dhe të lustracionit është 55 vjeç. Sipas tij, nuk vjen e keqja nga “80 lekëshit”, por nga fijet dhe degët, institucionale dhe njerëzore, një rrjetë që zë fill nga Sigurimi i Shtetit, e që kanë zënë vend në ente shtetërore, forume, gjykata etj.. Sipas Tufës, “shqiptarët duhet të protestojnë për këtë çështje, vetë, ashtu si në rastin e armëve kimike”, pasi kjo çështje ka të njëjtën rëndësi.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.