Me Sokol Fekën në Spanjë, ka qenë edhe piloti Ademi. Ky u kthye tre ditë më pas përmes Barit

Sokol Feka nuk ka qenë vetëm në udhëtimin e famshëm të 20 Janarit nga Rinasi drejt Romës e më pas në Spanjë. Pas ndalimit të dy ushtarakëve të dyshuar për lidhjet e tyre me pilotin i cili humbi jetën në Spanjë në helikopterin e drogës, rezulton se nga dy ushtarakët e ndaluar së fundmi, piloti Vladimir Ademi ka qenë së bashku me Sokol Fekën në udhëtimin e 20 Janarit nga Rinasi drejt Romës e më pas në Spanjë. Për Fekën ky do të ishte udhëtimi i fundit pasi më 28 janar do të humbte jetën, ndërsa me lëvizje ende të pazbardhura pas mbërritjes në Romë, pjestari i regjimentit të Farkës Ademi do të kthehej më 31 janar në Shqipëri nëpërmjet portit të Barit.
Ndërsa rezulton se Majori Koxhaj lëvizjet e tij jashtë Shqipërisë i ka përgjatë vitit 2007, 2012 dhe 2013 përmes pikës kufitare të Morinës dhe të vetmin udhëtim drejt Romës përgjatë 2012-ës.
a.k
Add new comment