Situatë terrori në Tiranë, 3 shpërthime eksplozivi: në farmacinë e babait të Tahirit dhe banesën e ish-shefit të komisariatit 3

Tirana është përfshirë në një situatë terrori ku tre shpërthime tritoli e kanë tronditur atë që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burimet policore bënë të ditur se shpërthimi i parë ka ndodhur në një farmaci në rrugën “Kongresi i Manastirit”, e cila është në pronësi Bashkim Tahirit, i ati i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nga shpërthimi në farmacinë që ndodhet pranë spitalit 5 në QSUT janë regjistruar vetëm dëme materiale. Ndërkohë rreth së njëjtës orë ka ndodhur në tjetër shpërthim pranë të parit në rrugën “Arben Minga”. Sipas hetimeve të para një sasi eksplozivi është vendosur në shesh pushimin e pallatit të ish-shefit të komisariatit numër 3, Alfred Numani. Ndërkohë një tjetër shpërthim po në orët e para të mëngjesit ka ndodhur pranë një objekti në rrugën “Muhamed Gjollesha”.
l.v
Add new comment