Kallëpe tritoli në stacionin e autobuzit. Rama pas shpërthimeve: Akt terrorist, do t’ua marrim frymën monstrave

Vetëm pak kohë pas shpërthimeve, gjatë mëngjesit të hershëm, rreth orës 05:00 policia gjeti dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi. Tritoli u gjet në rrugën “Muhamed Gjollesha” në stacionin e autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës. Sasia e tritolit ishte e mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme. Në këto kushte policia bëri shpërthim të kontrolluar për të shmangur pasoja fatale në njerëz, të cilët udhetojnë me linjat e autobusëve të kryeqytetit. Dy kallëpet me tritol të cilat u gjetën nga uniformat blu dhe u plasën me shpërthim të komanduar ishin vendosur pranë stacionit të autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka deklaruar se Akti terrorist ndaj familjes së ministrit të brendshëm, është kafshim monstrash “që kanë marr dhe do të marrin atë që meritojnë: Dorën e shtetit në fyt deri në frymën e tyre të fundit!”
a.k
Add new comment