Limaj në intervistë, ironizon Thaçin: Ja arriti të çojë kosovarët pa viza në Europë

Në një intervistë video për gazetën Express të Prishtinës, lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj nuk ka munguar të ironizojë ish aleatin dhe eprorin e tij në PDK-së, aktualisht ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi. Sipas Limajt, në fund të fundit Thaçi e realizoi premtimin e tij përpara qytetarëve kosovarë, për të shkuar pa viza në Europë?! Kuptohet, ai i referohet valës së fundit të largimeve nga vendi të mijëra kosovarëve bashkë me familjet e tyre. Gjithashtu, Limaj flet për përfshirjen e tij në protestat e këtyre kohëve, raportet me opozitën, problemet brenda subjektit të tij politik, pa lënë mënjanë dhe akuzat për korrupsion për Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, SHIK-un.
a.k
Add new comment