Portali kundër korrupsionit, ministri Çuçi deklaron se janë raportuar 1600 denoncime. Dhe rikujton problemin e drejtësisë...

Koordinatori Kombëtar kundër korrupsionit, Bledar Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” një opinion-rezyme për portalin online të denoncimeve nga qytetarët. “Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, e titullon Çuçi opinionin e tij duke folur në të për suksesin e nismës më të fundit të qeverisë. Dhe përmkëtë flasin shifrat. “Ç’ka ndodhur ndërkohë me portalin? Përmbledhtas, të mbi 1600 denoncimet që qytetarët kanë paraqitur deri tani përmes portalit, përfshijnë: (a) 85% denoncime për raste konkrete të korrupsionit ose dyshime për korrupsion apo, denoncime lidhur me shkelje të tjera të ligjit ose të standarteve profesionale nga punonjësit publikë; dhe (b) 15% shënime të padeshifrueshme apo pa kuptim”, shkruan ai, duke shtuar se “institucionet për zyrtarët e të cilëve ka denoncime kanë nisur verifikimet”. Çuçi thotë se qeveria që vë në dispozicion këtë portal, bashkë me qytetarët që denoncojnë shpreh vullnetin për të luftuar korrupsionin. Por problemi që dron gjetkë. “Në 18 muaj qeverisjeje, kemi denoncuar në prokurori mbi 500 raste të akteve korruptive nga punonjës e drejtues publikë, duke përfshirë shumë zyrtarë të lartë, madje edhe ish-ministra të qeverisë paraardhëse. Nga këto, prokuroria ka dërguar në gjykatë vetëm një pjesë fare të vogël e, më duhet të verifikoj gjatë nëse gjykata ka dënuar ndonjë prej tyre. Llogaritë mund t’i bëni vetë. Në sistemin qeverisës që kemi zgjedhur me Kushtetutë, qeveria çon raste në prokurori, por këtu mbaron fuqia e saj urdhëruese dhe zbatuese. Edhe këtu, kërkesën e llogarisë mund ta drejtoni aty ku duhet”, shkruan ministri.
s.z
Add new comment