Altuzan-i, një nga ilaçet e falsifikuara që importohet në Shqipëri? PD akuzon ministrin Beqja për vdekjen e një të sëmure me kimioterapi

Postuar në 11 Shkurt, 2015 09:05

Duke iu referuar një raporti të FDA (Food and Drug Administration) në Shtetet e Bashkuara, kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, njëherësh deputete e Partisë Demokratike  Albana Vokshi ka sjellë si shembull të  falsifikimeve në tregun e barnave,  Altuzan-in, një medikament që përdoret për të sëmurët me kimioterapi.

Denoncimi i Partisë Demokratike ka marrë shkak nga vdekja e një pacienteje të trajtuar me Altuzan, familjarët e së cilës kishin shprehur publikisht shqetësimin për marrjen e këtij medikamenti që nuk kishte dhënë asnjë efekte  tek pacientja.

Deputetja Albana Vokshi foli për një klan mafioz në shëndetësi që e ka origjinën në modifikimin ligjor që i bëri Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja tenderit të ilaçeve, i nxitur nga interesat e lobeve të farmaceutikës, për të lejuar importin paralel të barnave.  Sipas saj është kriminale, lejimi i importimit të barnave pa çertifikatë sigurie dhe pa informacion për vendin e origjinës. Ministri Beqja është vënë nën akuzë edhe për tenderin e kontrollit shëndetësor bazë që i është dhënë me koncesion për 10 vjet  kompanisë “Marketing&Distribution” në shkelje të të gjitha rregullave të tenderimit.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.