Pagesat me letër-kredi nga ministri i Financave, PD-ja pretendon se u firmosën 30 kontrata. Drejtori i Kabinetit të ministrit: “Përgjigja zyrtare, më 13 shkurt”

Postuar në 12 Shkurt, 2015 13:52

Ministria e Financave do të kthejë nesër përgjigje zyrtare për kërkesën që disa deputetë të Partisë Demokratike kanë bërë për pagesat me letër-kredi që ka bërë në fund të muajit dhjetor 2014. Drejtori i Kabinetit të ministrit të Financave, Spiro Brumbulli, tha dje për “ResPublica” se përgjigja do të jepet në datën 13 shkurt, brenda të gjitha afateve ligjore. Kjo sipas tij, do të sqarojë edhe këtë kërkesë të deputetëve demokratë. Po si qëndron çështja për të cilën pretendojnë deputetët e PD-së? Për këtë, “ResPublica” pyeti deputetin demokrat, anëtër i Komisionit Parlamentar, Sherefedin Shehu, i cili tha se Cani ka nënshkruar përmes kësaj forme pagese, 30 kontrata. “Kjo është një formë për të ngurtësuar para për punë të pakryera që janë raportuar si shpenzime në buxhet. Dhe që janë jashtë thesarit. Ka lidhur 30 kontrata, por punët nuk janë bërë dhe ky për të mos djegur shpenzimet, ka ngurtësuar paratë përmes kontratave me letër kredi. Shpenzimet e parashikuara për investime në buxhetin e një viti, n.q.s nuk realizohen zerohen në fund të vitit. Ky ka të drejtë ta bëjë në raste të veçata, për një ose dy kontrata, por jo për 30. I kemi kërkuar të na vërë në dispozicion emrat e firmave me të cilat janë lidhur këto kontrata, për të parë nëse ka favorizim, por gjithsesi ligji është shkelur. Sepse ka raportuar shpenzime fiktive në buxhet”, tha Shehu.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.