Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në fund të majit takime në Tiranë, për nismën “Seecp” që kryesohet nga Shqipëria

Postuar në 13 Shkurt, 2015 01:59

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në Tiranë në fund të muajit maj, për të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, “Seecp”, nismë e cila kryesohet nga Shqipëria. Lajmin e ka raportuar agjencia B92, duke specifikuar se Vuçiç do të jetë në Tirane më 28 dhe 29 maj. Ndërkohë që edhe Zëri i Amerikës, pohon të njëjtën gjë, duke iu referuar burimeve diplomatike në Tiranë, ndërsa është pohuar dhe në Beograd edhe nga vetë kryeministri serb. Ai ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe se do të marrë pjesë edhe në një forum ekonomik që do të mbahet po në datat 27­28 maj. Kjo do të jetë vizita e parë e kryeministrit të Serbisë në kryeqytetin shqiptar, ndonëse jo pjesë e marrëdhënieve dy palëshe mes Tiranës dhe Beogradit.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.