Kisha serbe me propagandë kundër Kosovës në Kongresin amerikan: "Trashëgimia e Kosovës” 1.400 kisha e manastire

Kisha Ortodokse serbe vazhdon propagandën kundër Kosovë nëpër botë. Gazeta “Koha Ditore” thotë se këto ditë në Kongresin amerikan, Kisha Ortodokse serbe ka prezantuar monografinë “Trashëgimia e krishterë në Kosovë: Vatër historike e shpirtërore e popullit serb”, botim i zgjeruar dhe i plotësuar i librit "Trashëgimia e Kosovës” në gjuhën angleze. Peshkopi i Hercegovinës Аtanasije, duke folur për këtë libër ka theksuar se pasuria kulturore e artistike e Kosovës, 1.400 kisha e manastire dhe sidomos dhjetëra objekte kulti nga shekulli 12 – 14-të, bëjnë arritjen më të qytetërimit të krishterë. “Për fat të keq, në vend se ato të njihen si pasuri e trashëgimisë botërore, këto objekte ortodokse dhe serbe, përjashtuar disa nga to, i janë nënshtruar demolimit edhe shkatërrimit”, thotë kumtesa e Kishës ortodokse serbe.
l.v
Add new comment