Ramush Haradinaj paralajmëron “pranverën kosovare”: Një “Trepçë” është, një “Kosovë”

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për Ligjin për Ndërmarrjet për Publike, ka thënë se ka ardhur koha që të dimë se me cilën anën qëndrojmë. “Po mendojnë se jemi duke luajtur fshehtas. Unë e kam një mënyrë timen për me i thënë gjërat, sidomos PDK-së dhe LDK-së. Tema është “Trepça”, një presion është një popull i Kosovës është i varfët që po duhet me ik për bukë, e që ne e përfaqësojmë. Duhet me zgjedh me kë duam të jemi në këtë kohë. Është e pamundur me luajt fshehtas. Një “Trepçë” është, një “Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Madje Haradinaj, kërcënoi edhe me protesta, duke thënë se pranvera po afrohet dhe Qeveria mund të përballet me popullin.
l.v
Add new comment