Trashëgimtarët e Karaosmanëve në Elbasan: E vërteta mbi pronën, nuk duam prishjen e Kishës katolike

Postuar në 13 Shkurt, 2015 08:58

“Nuk kemi kërkuar prishjen e kishës, por një zgjidhje për të dy palët”. Pronarët e truallit të kishës katolike në Elbasan sqarojnë pozicionin e tyre lidhur me polemikat që kanë shpërthyer ditët e fundit rreth autorësisë së kësaj pronësie. Përfaqësuesit e trashëgimtarit Qemal Karaosmani në një deklaratë për shtyp shprehën keqardhje për gjithçka po ndodh duke i dhënë konotacion politik çështjes. Në deklaratën e lexuar nga përfaqësuesi i kësaj familje Nebi Sefa mes të tjerash thuhet se kisha nuk ka pretenduar asnjëherë që është pronare e truallit ndërkohë që pasardhësit kanë kërkuar pavlefshmërinë e kontratës së shitjes nga shteti në atë kohë këshilli i rrethit dhe asnjëherë nuk është kërkuar prishja e kishës. Për Sefën kjo çështje po politizohet qëllimisht, pasi vendimi i formës së prerë të Apelit ka ndodhur që në 12 qershor 2012. Sipas tij ata i kanë kërkuar kishës të hyjë në negociata me pronarët legjitimë dhe që ta bënte kontratën me pronarët e vërtetë dhe jo me këshillin e rrethit, por kisha gjithmonë ka refuzuar. Kisha sipas Sefës nuk flet për një sipërfaqe prej 1300 m2 që e kishte zaptuar me pa të drejtë dhe që tre vjet më parë hyri në negociata. Pronarët shprehen se këto janë veprime të pamoralshme që kërkojnë të manipulojnë opinionin publik sikur kishës i është bërë padrejtësi nga Presidenti i Republikës. Trashëgimtarët thotë se komisioni i kthimit të pronave ja ka njohur këtë pronë që në vitin 1994. I është kërkuar nunsit Ivan Dias të negocionte por ai nuk ka hyrë në negociata.  

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.