Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, pesimist për një marrëveshje të shpejtë me Greqinë

Postuar në 13 Shkurt, 2015 10:28

AFP njofton se Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem konfirmoi sot se ishte pesimist për mundësinë e një marrëveshjeje me Greqinë gjatë takimit të parashikuar të hënën e ardhshme në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje financiare me Athinën. “Grekët kanë ambicie të mëdha, por mundësitë, duke marrë parasysh gjendjen e ekonomisë greke, janë të limituara”, deklaroi Jeroen Dijsselbloem. Programi i ndihmës për Greqinë përfundon më 28 shkurt dhe qeveria e re greke refuzon ta shtyjë. E vendosur për t’u çliruar nga trojka e kreditorëve (BE, BQE dhe FMN) dhe masat që i ka vendosur që prej vitit 2010, qeveria greke kërkon të marrë një program të ri me kushte më pak të rrepta në planin social.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.