Jon Stewart do të largohet nga “Daily Show”. A do ta zëvendësojë një femër? Ndoshta ka shanse, “nëse në SHBA do të zgjidhet një Presidente”

Postuar në 13 Shkurt, 2015 12:27

Para dy ditësh mediat ndërkombëtare njoftuan se i mirënjohuri ajon Stewart do të tërhiqet nga drejtimi i “Daily Show” në fund të këtij viti. Stewart është shumë i ndjekur dhe lajmi në fjalë, u bë shumë shpejt Lajm. Mirëpo një tjetër diskutim ka nisur për zëvendësuesin. Një hamendësim ende i pakomfirmuar si vendim zyrtar është se Stewart do të zëvendësohet nga një femër. Dhe pikërisht me këtë gjë merret në një opinion të vetin në “New York Times” Nell Scovell që shkruan se lajmi se një femër do të ulet në karrigen e drejtuesit të një show të tillë, nuk qarkullon për herë të parë. Por gjithnjë zyrtarizimi i ofertës për një femër është lënë “për një herë tjetër”. Sepse siç citon Scovell, “studimet tregojnë se femrat promovohen për performancën dhe meshkujt për potencialin”. Shembull sillet edhe rasti i David Letterman, në shoë e tij “Late Night”, nga ku merr edhe titullin domethënës autori: “A Woman’s Place Is on Late Night”, që mund të shihet si një fjali edhe me kuptimin e dytë për të dëshmuar paragjykimin që rrjedh nga “promovimi për shkak të performancës”. Për Scovell, edhe Hollywood, që mendohet se është në krye të punëve për të thyer barrierat, nuk po e kryen këtë mision. Por ndoshta koha ka ardhur dhe Scovell përfundon se një paralele për këtë do kërkuar edhe te mundësia e zgjedhjes së një presidenteje femër. “Ekziston gjithsesi diçka që mund të rrisë shanset që një femër të drejtojë show të tillë(late-night): zgjedhja e një femre so presidente. Sapo një femër do të provojë që mund të jetë Lidere e Botës së Lirë, ndoshta një tjetër femër do të konsiderohet e agtë për t’u ulur në një tavolinë dhe të bisedojë me të ftuarit”, përfundon Scovell që na konfirmon kështu se humori në ShBA është çështje shumë serioze.
http://www.nytimes.com/2015/02/13/opinion/goodbye-jon-stewar...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.