Dy firmat që kanë kërkuar marrjen me koncesion për 35 vjet të parkingjeve publike në Tiranë e kanë bërë vetë propozimin dhe studimin e fizibilitetit

Dy firmat që kanë kërkuar marrjen me koncesion për 35 vjet të parkingjeve publike në Tiranë, “ABT” dhe “Speed Taxi”, sipas akt vendimit të Bashkisë së Tiranës kanë qenë ato që kanë bërë propozimin për këtë projekt bazuar në studimin fillestar të fizibilitetit të kryer nga vetë ato.
Kështu Komisioni i Dhënies së Konçesioneve i mbledhur në 21 maj të vitit të kaluar dhe 3 qershor të vitit të kaluar vlerësoi se të dy këto firma i plotësonin parametrat për fazën e parë dhe bazuar në gjetjet financiare të këtij studimi, Komisioni ishte i mendimit se ishte me interes që ky projekt të trajtohej me thellësi përmes një studimi të plotë fizibiliteti që do të thotë se dy firmat duhet të kryenin një studim fizibiliteti për një shtrirje më të gjerë të projektit edhe në brendësi të lagjeve të Tiranës.
Sipas procedurës kur një kompani paraqet propozim të pakërkuar në vlerësimin e ofertave merr 10 pikë çka do të thotë se ajo është favorite për të fituar tenderin.
l.m
Add new comment