Qeveria ndryshon procedurat për legalizim, ndërtimet para 1991 marrin tapitë për 7 ditë

Postuar në 14 Shkurt, 2015 02:38

“Gazeta Shqiptare” ka botuar sot detajet e ligjit e procedurave për legalizim sipas vendimit që qeveria shqiptare e ka futur një ditë më parë në fuqi. Të gjithë personat që kanë ndërtuar deri në gusht të vitit 1991 mund të regjistrojnë në Zyrat e Pasurive të Paluajtshme objektet e tyre, qofshin për banim apo biznes, brenda 7 ditëve. Qeveria ka ndryshuar ligjin për “Përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si dhe regjistrimin e tyre”, duke shkurtuar afatet për pajisjen me aktin e pronësisë. Sipas vendimit që hyn në fuqi sot  mësohet se në rastet e realizimit të projekteve, investimeve dhe shpronësimeve për ndërtimin e infrastrukturës publike kombëtare ose vendore, institucioni i autorizuar, kryesisht ose me kërkesën e subjektit të interesuar apo subjektit që kryen investimin, fillon dhe përfundon brenda 7 ditëve procedurat e miratimit të kalimit të pronësisë.  

Aplikanti duhet të dorëzojë:

-çdo dokument zyrtar, që provon ekzistencën e ndërtimit para vitit 1991

-vërtetimin e gjendjes familjare të poseduesit të pasurisë së paluajtshme, para datës 10.8.1991.

-relacioni tekniko-ligjor, përgatitur nga institucioni i autorizuar

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/qeveria-ndryshon-procedurat-per-legalizim-ndertimet-para-1991-marrin-tapite-per-7-dite/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.