Grabitja e bankës te stacioni i trenit, “Panorama”: 4 autorë kërcënuan me armë, qëlluan me shpullë rojën

Postuar në 14 Shkurt, 2015 03:39

“Panorama” zbardh videon e shkëputur nga kamera e sigurisë së bankës që u grabit në mes të ditës në afërsi të stacionit të trenit, te bulevardi “Zogu i Parë” në Tiranë. Katër autorët, të armatosur me kallashnikovë dhe pistoletë kishin zënë pritë në tunelin në mes pallateve ku çdo ditë makinat e blinduara merrnin paratë nga banka për t’i transportuar drejt Thesarit të Shtetit. Ata kanë gjurmuar nga pas punonjësit e sigurisë që kalonin me thasët e parave dhe duke i gjetur në befasi ia kanë rrëmbyer e janë larguar me vrap. Një moment në video duket edhe një nga grabitësit që i ka qëlluar me shpullë rojës së sigurisë. Katër autorët duken nga pamjet e videos teksa dalin nga garazhi, vetëm pak sekonda pasi personat e sigurisë me thasë me para po lëviznin. Shuma e grabitur nga makina e blinduar doli nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë dhe ishte 10 milionë lekë të rinj. Më pas të tri autorët kanë hipur në

fuoristradën e policisë private dhe janë larguar me shpejtësi drejt rrugës së burgut. Burimet thonë se një person i katërt mund të ketë bashkëpunuar me ta, duke i pritur me një tjetër automjet, që sipas dëshmitarëve është larguar me shpejtësi në drejtim të Paskuqanit.

 

 

l.v

 

http://www.panorama.com.al/2015/02/14/dy-persona-me-maska-e-arme-grabisin-filialin-e-bankes-perleshen-me-rojen-dhe-largohen/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.