"Zëri": Pas pavarësisë shtatë vjet zhgënjim, 230 mijë shtetas të Kosovës kanë braktisur vendin

Në një shkrim të gazetës “Zëri” sot thuhet se të zgjedhurit e popullit të Kosovës para shtatë vitesh patën shpallur pavarësinë e vendit duke e realizuar kështu një ëndërr të madhe të kosovarëve dhe duke rritur shpresat e tyre për krijimin e një shtetit i cili do të garantonte për ta jetë të dinjitetshme. Mirëpo “Zëri” shton se tani pas shtatë vitesh, shpresat e një pjese të madhe të kosovarëve duket se janë shuar, pasi besohet se në kohët e fundit mbi 230 mijë shtetas të Kosovës e kanë braktisur vendin duke migruar kështu në drejtim të vendeve evropiane, si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe mungesës së perspektivës për një jetë të dinjitetshme në atdhe.
l.v
Add new comment