Problemet e para me varrezat murale, denoncim në polici për një varr të 1961

Postuar në 15 Shkurt, 2015 02:54

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se projekti i ri i varrezave murale te varrezat e Sharrës, që në fillim të zbatimit të tij ka shkaktuar edhe problemet e para. Një familje ka denoncuar në Komisariatit Nr.6 në Tiranë, se është zhvarrosur trupi i foshnjës së tyre pa u lajmëruar. Në këtë rast, bëhet fjalë për një varr të vitit 1961.

“Familja që ka bërë denoncimin ka shtuar se kur kanë shkuar te varri i foshnjës së tyre, kanë gjetur eshtrat e tij në një kuti kartoni rreth 10 metra larg nga vendi ku ishin varrosur, por duke mos pasur dijeni për këtë ngjarje, familja Berberi i është drejtuar Komisariatit Nr.6 të Policisë në Kombinat” shkruhet në artikull ku evidentohet edhe se denoncime të tilla ditët e fundit ka pasur shumë, për shkak të nisjes së projektit të bashkisë për varrezat murale.  Për të hedhur dritë mbi atë se çfarë po ndodh te varrezat e Sharrës, në një intervistë për “GSH”, Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral në Bashkinë e Tiranës, Besim Kuka ka sqaruar se zhvarrimi i bebeve po bëhet në zbatim të ligjit, për të hapur vende të reja në varrezat publike të Tiranës, duke i spostuar ato në varrezat murale.

http://www.balkanweb.com/site/padi-ne-polici-per-hapjen-e-varrit-te-1961-drejtori-i-funeraleve-do-behen-murale/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.