Konstatimi i gazetës “Tema”: Basha dhe Berisha, "të heshturit" e debatit për kandidaturën e Zhitit

Kanë qenë të shumta reagimet e ditëve të fundit lidhur me debatin që ka nisur mbi kandidaturën e Visar Zhitit, i propozuar për postin e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan. Në këtë debat, nuk kanë munguar replikat mes shtetarëve por ajo që ka rënë në sy është mungesa e një qëndrimi nga ana e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit e ish-kryetarit të PD-së Sali Berisha.
Gazeta “Tema” ngre pikëpyetje rreth shkaqeve të mospozicionimit të drejtuesve të opozitës. “Të vetmit që nuk kanë marrë pjesë në debat dhe i janë shmangur komenteve janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të cilët angazhohen për të bërë komente për çdo çështje, ndërsa në rastin e ish-deputetit dhe ish-ministrit të Kulturës gjatë qeverisjes së PD-së, kanë heshtur” shkruan gazeta. E për këtë, në artikull jepet edhe një shpjegim bazuar mbi ato që I kanë thënë burimet pranë kësaj force politike. Sipas këtyre burimeve, mungesa e një reagimi zyrtar nga Basha për çështjen në fjalë ka të bëjë me kompetencat kushtetuese të Presidentit për të dekretuar ambasadorët.
Artikulli i plotë: http://www.gazetatema.net/web/2015/02/15/mosdekretimi-i-visar-zhitit-pse-heshtin-basha-dhe-berisha/
n.k
Comments
Basha ben shume mire qe nuk

Basha ben shume mire qe nuk perfshihet ne kete loje "kungulleshkash".

Berisha, po, ai duhet te flase, dhe besoj se do te flase per kete histori.

Nuk ka asnje te drejte te hyje ne replikat e Presidentit me Ministrin e Jashtem (qe ne bisede me Ilva taren, u shfaq

si ironik, si i plotefuqishem, si Njeriu i Radhes Me Fuqi Te Pafundme!), por Berisha nuk duhet detyruar te dale nga Vetja.

Berisha zakonisht nuk flet per ish-bashkepunetoret e tij: (doni te permend emra?!)

Kjo nuik e ben me te pafajshem, por e shfaq me dinjitoz se sa ata qe kane punuar ngushte me te, jane pasuruar nen emrin e tij,

jane prishur me te, pastaj jane kthyer serish tek ai, pa kerkuar ndjese ndaj shqiptareve te ndershem,

qe e duan jeten e tyre dhe respektojne dinjitetin e tyre vetiak, pavarsisht prej partive.

Do duhet te kujtohemi se Berisha i dha nje fjale Kastriot Mallakastriotit, dhe e mbajti fjalen, madje,

duke e vendosur Kastriotin ne listen e deputeteve te PD-se perpara Visar Zhitit, ish i burgosur politik,

qe nuk ka lene rast pa e falenderuar Berishen, si "njeriu qe aq shume ka bere per te persektuarit politike", pra

edhe per vete Visar Zhitin, merret me mend.

Visari nuk u fye atehere nga Berisha, por u zemerua kesaj here nga "ushtari i Berishes", Nishani.

Berisha nuk duhet shtyre te flase medoemos...edhe pse e tere kjo qe quhet Ngjarje Kryesore, nuk eshte tjeter

vecse vazhdim qelbesirlleku...

Add new comment