Vjedhja tek Union Bank, pranga dy punonjësve. Vetë banka deklaron se i janë vjedhur 2 mln euro, thotë Tema

Postuar në 16 Shkurt, 2015 06:10

Policia ka ndaluar për shpërdorim detyre drejtorin e departamentit te sigurimit te bankës dhe shoqëruesin e parave, tre ditë nga grabitja e Union Bank tek Stacioni i Trenit në Tiranë. Të ndaluarit janë Qirjako Taçe, 54 vjeç me detyrë Drejtor Departamenti i sigurimit dhe Robert Fetah, 50 vjeç me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ata dyshohen se u kanë ofruar informacion grabitësve për transportin e parave dhe vendin nga ku dilnin lekët.

Por një tjetër paqartësi ka të bëjë me shumën e saktë të parave të grabitura. Në fillim u fol për 300 mijë euro, pastaj për rreth 100 milionë lekë të vjetra. Por variacionit të shumave I është shtuar deklarimi që vetë banka ka bërë pranë shoqërive të sigurimit, për rreth 2 milionë euro të vjedhura, siç njofton Tema.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.