A ka lidhje rrëmbimi i Enver Stafukës me atentatin ndaj Dritan Lamajt? Ja video e rrëmbimit nga 4 persona me uniformë policie (Video)

Postuar në 16 Shkurt, 2015 10:59

Enver Stafuka, personi i cili u dyshua për vjedhjen e automjetit me të cilin u krye atentati ndaj kryekomisar Dritan Lamajt, por që më pas u la I lirë nga gjykata, rezulton i rrëmbyer që prej datës 8 shkurt.  Siç dëshmuan  familjarët, por edhe siç dëshmohet në një video të bërë publike nga "News 24"  Enveri ishte duke pirë kafe në një lokal përballë biznesit të familjes Stafuka në qendër të Fushe Krujës, kur 4 persona të veshur me jelekë policie dhe te armatosur, iu afruan dhe nën kërcënimin e armëve e futën forcërisht në një automjet.

Enver Stafuka u arrestua në maj të 2013 me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, si i dyshuar për vjedhjen e makinës tip BMW nga e cila u hap zjarr në drejtim të kryekomisar Lamajt ne zonen e Vasil Shantos.  

Automjeti u gjet i djegur në Domje, pas atentatit për të cilin akuzohet në Arben Frroku. Policia ka bërë deri më tani shoqërimin e mbi 20 personave, ndërsa ka përqëndruar hetimet në disa pista, përfshi edhe çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt.

l.m

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.