Variante ballkanike për zgjidhjen e krizës ukrainase dhe një analizë(konspirative) që e sheh emigracionin kosovar “në funksion të çështjes së Vojvodinës”!!!

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë provohet se kriza ukraniase mund të gjejë zgjidhje vetëm përmes një dialogu “klasik” të Luftës së Frohtë mes ShBA dhe Rusisë. “Der Spiegel” shkruante para dy ditësh një editorial të gjatë që ia kushtonte diplomacisë së kancelares Merkel, të cilën e sheh si një përpjekje për “të shpëtuar paqen në Europë”. Editoriali nënvizon se kriza ukrainase e ka ndryshuar Merkelin dhe mënyrën e veprimit të saj, teksa shton se ukrainasit si aktorë të krizës, po dëshmohen ende të pafuqishëm për të përcaktuar një pozitë imponuese në terren(http://www.spiegel.de/international/europe/minsk-deal-repres...). Paralelisht me editorialin publikohej edhe një intervistë me Leon Panetta, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, që apelonte për një gjuhë force me Rusinë(http://www.spiegel.de/international/world/former-us-defense-...).
Shqiptarët edhe njëherë në skenë
Këtij pështjellimi shumë të madh po i vjen në ndihmë “skenari ballkanik i shpjegimit dhe zgjidhjes së krizave. Dhe në Rusi po preferojnë që ta lidhin dilemën ukrainase, si krizë në sistemin ndërkombëtar, me formulat që u vunë në përdorim në Ballkan. Në faqen e një qendre ruse analizash, “Strategic Culture Foundation” përcillej ideja e një Dayton-i për Ukrainën, përderisa Marrëveshja e Minskut nuk ofron asnjë kuadër për statusin e territoreve të Ukrainës Lindore, që janë jashtë autoritetit të Kievit. Po në këtë faqe, përcillen edhe dy analiza, nga Wayne Madsen, gazetar investigativ, por me të kaluar si ushtarak në forcat e marinës amerikane, sipas të cilit “kufij ndryshuesit e Brukselit” po përgatiten që të vënë në lëvizje skenarin e Kosovës edhe në Vojvodinë, që sipas tij thirret si “Kosova e Hungarisë”. Është me interes të sillet sesi në këtë amalgamë analizash me teori konspiracioni, hidhen në përdorim edhe shqiptarët si faktorë operativë të Perëndimit. “Shenjat qe Vojvodina është shënjestra e radhës e aleancës neokonservatore të George Sorros janë të qarta. BE-ja po zhvendos shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi në Vojvodinë. Me të arritur në Novi Sad, të dërguarit e BE-së u japin shqiptarëve 35 euro për t’u shpërndarë në provincë dhe të kërkojnë mandej të drejtën për leje qëndrimi permanente. Gjithsesi, transplantimi i shqiptarëve myslimanë nga pjesë të ish-Jugosllavisë nga BE-ja qartësisht synon sigurimin e bazës njerëzore për të shpërthyer rebelimin njësoj si në Kosovë”, shkruan Madsen, duke e analizuar në një mënyrë unike “ngecjen” e emigrantëve kosovarë në kufirin serbo-hungarez(http://www.strategic-culture.org/news/2015/02/15/brussels-ne...). Në një analizë të dytë, ai akuzon Victoria Nuland si mbështetëse të një skenari ukrainas edhe në Maqedoni. Pika e nisjes janë videoregjistrimet e bëra publike nga opozitari Zoran Zaev. Teori dhe analiza “armiqësore”, që imitojnë skenarë të luftës së ftohtë e që mbërthehen te bindja se çdo gjë është e komanduar. Në fund nuk dihet sesi analiza të tilla, do të shpjegonin paralajmërimet për destabilizim që vihen re së fundmi në skenën politike shqiptare. Një pyetje që mund të ketë disa përgjigje, por që nuk ka pse të nxirret detyrimisht jashtë kontekstit rajonal(http://www.iwm.at/read-listen-watch/transit-online/balkans-s...).
s.z
Add new comment