Ministrja e Kulturës deklaron se Cirku i Tiranës nuk do të zhvendoset. “Do t’i japim zgjidhje konfliktit me pronarët e truallit”

Ministria e Kulturës është tërhequr nga protesta e artistëve të cirkut të Tiranës, që kundërshtonin zhvendosjen e tij. “Cirku Kombëtar nuk do të zhvendoset, por do të vazhdojë aktivitetin e tij të zakonshëm artistik në të njëjtin vend ku ka qenë edhe më parë. Cirku do vazhdojë të qëndrojë në funksion të aktivitetit të tij, deri sa të gjejmë një zgjidhje të re”, tha ministrja Mirel Kumbaro. Zhvendosja e cirkut buron nga vendimet e gjykatave që i njohin pronarëve të truallit të drejtën e pronës. Dhe bëhet fjalë për 409 metra katrorë që janë pjesë e 1.500 metrave katrore të arenës së cirkut. Siç njofton gazeta “Shqip”, ministrja “premtoi se do t’i japë zgjidhje konfliktit mes pronarit të truallit dhe drejtuesve të Cirkut Kombëtar, ndonëse dosja është gati për proces”.
s.z
Add new comment