Tre “jo-të” e Azerbajxhanit për Greqinë. Ja çfarë u refuzua nga kërkesat e Athinës për rishikimin e marrëveshjes për gazjellësin TAP

Postuar në 18 Shkurt, 2015 10:10

Aspak pozitive mund të konsiderohet vizita e ministrit grek të Energjisë, Panagiotis Lafazanis  në Baku të Azerbajxhanit pas refuzimit që pala azere i bëri kërkesave të Greqisë për rinegocim të disa pikave të marrëveshjes për gazsjellësin TAP.
Athina zyrtare parashtroi tre kërkesa, duke propozuar si pikë të parë blerjen e një pjese të  aksioneve  të  konsorciumit TAP. Zv/presidenti i konsorcimit, Elshad Nasirov tha se Azebajzhani nuk është kundër kësaj kërkese, pasi vetë konsorciumi është i interesuar të shesë një pjesë të aksioneve, por sipas tij Athina duhet të nxitojë dhe të paraqitet me një ofertë konkrete dhe me një blerës që nuk duhet të vonojë ndërtimin e gazsjellësit.

Kërkesa e dytë e propozuar nga ministri grek i Energjisë ishte rinegocimi i çmimit me të cilin konsorciumi TAP do t’i shesë gazin Greqisë. Edhe në këtë pikë autoritetet azere thanë se kjo është e pamundur, pasi marrëveshja që u nënshkrua nga të dyja palët në vitin 2013, parashikon ulje të çmimit të shitjes së gazit vetëm në rastet kur në bursat ndërkombëtare do të ketë luhatje të mëdha të çmimeve.

Azerbajxbani i ka thënë jo edhe kërkesës së Athinës për të marrë një pagesë vjetore për kalimin e tubacionit në territorin grek, duke i kërkuar që këtë çështje ta afresojë përmes Bashkimit Europian.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.