Drejt botimit dorëshkrimet e patriotit Nuçi Naçi, një nga drejtorët e parë të Mësonjëtores Shqipe të Korçës

“Agjencia Telegrafike Shqiptare” njofton se së shejti so të shohin dritën e botimit krijimtaria e Nuçi Naçit. “Mësues i Popullit”, atdhetari i shquar i Rilindjes, ndër drejtorët e “Mësonjtores së Parë Shqipe”, pritet të vijë së shpejti me krijimtarinë e tij. Dorëshkrimet e panjohura të patriotit janë mbledhur në një periudhe disa mujore nga Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në Korçë”, shkruan ATSH. Njësoj si në rastin e realizimit të Muzeut, që është godina e Mësonjëtores së parë, edhe me rastin e botimit të dorëshkrimeve të Naçit, i është bërë thirrje dashamirësve që të mbështesin iniciativën.
s.z
Add new comment