“Ka shumë lojtarë me ngjyrë”. Një deklaratë që ka sjellë “kryqëzimin” e Arrigo Sacchit si racist. Reagimi: “Kur ka injorancë dhe keqbesim, nuk ka se çfarë të sqarosh”

Postuar në 18 Shkurt, 2015 14:09

Ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane të futbollit, Arrigo Sacchi është vënë në qendër të sulmeve dhe kritikave për shprehje racizmi. Gjithçka ka nisur pas një interviste dhënë për “Gazzetta dello Sport” gjatë turneut të të rinjve në Viareggio, ku Sacchi ka deklaruar se “interesat e biznesit sot janë në vend të parë. Italia nuk ka dinjitet, as krenari: nuk duhet ketë skuadra që kanë nga 15 lojtarë të huaj”. Më shumë ka tërhequr vëmendje, vërejtja e tij se ka shumë lojtarë me ngjyrë në radhët e futbollistëve të rinj: “Nuk jam racist dhe historia ime si trajner e dëshmon këtë, por duke parë ndeshjet në Kupën e Viareggio-s më bën të mendoj se ka shumë lojtarë me ngjyrë”, ka thënë ai. Mirëpo vetë Sacchi ka sqaruar çdo gjë në një prononcim për “CNN”, në të cilin ia vë fajin në pjese të medias që rend pas skupeve. “Nuk kam asgjë për të sqaruar, nëse ke të bësh me injorancë dhe keqbesim nuk ke se çfarë të sqarosh. Thjesht thashë që ne nuk kemi atë krenari ë tonë italiane, po humbasim identitetin tonë. Po shikoja ndeshjen sot dhe pashë katër lojtarë të zinj në skuadër”, ka deklaruar Sacchi.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.