Prapë bashkë në zgjedhje. Meta: Nuk do shohim orekset e partive, por cilësinë e kandidatëve

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të shkojnë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Kryetari i kuvendit Ilir Meta tha gjatë një prononcimi për mediat se nuk do të ketë zona të ndara midis PS-së, LSI-së dhe aleatëve të tjerë, por do të ketë një marrëveshje për të bashkuar përgjegjësitë, me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë pavarësisht siglave, që ata mund të përfaqësojnë. I pyetur për kandidaturën që mazhoranca do të propozojë për Tiranën Meta u shpreh se përzgjedhja e kandidatëve jo vetëm në Tiranë por në bashkitë e tjera do të jetë një proces parimor dhe konstruktiv dhe do të synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo thjesht kënaqjen e orekseve të njërës apo tjetrës parti. Lidhur me një rikandidim të mundshëm të Bashës në Tiranë, Meta tha se Berisha ka 10 vjet që punon për të ardhmen e Bashës dhe tani është koha që të punojë Basha për Berishën.
l.m
Comments
Ky si ujku i kesulekuqes...
Ky si ujku i kesulekuqes...
Ky eshte
<p>Ky eshte ujku,kesulekuqja,gjyshja dhe gjahtari ne nje te vetem,e mire e mire,se njeh Liken ti...</p>
Add new comment