Greqia ruan traditën, ish-ministri i qeverisë Karamanlis zgjidhet president. Megjithëse i djathtë, u propozua nga Syriza

Postuar në 18 Shkurt, 2015 14:51

Parlamenti grek ka zgjedhur presidentin e ri të vendit. Ai eshte 65-vjeçari  Prokopis Pavllopulos, një nga figurat kryesore të Demokracisë së Re. Megjithëse i përket së djathtës, Pavllopulos u propozua si kandidaturë nga Radikalët e Majtë të Syriza-s me qëllimin për t’i shërbyer unitetit politik të vendit. Në këtë mënyrë Greqia ka ruajtur traditën e zgjedhjes së presidentëve nga krahu politik që është në opozitë. Pavllopulos mori mbështetjen e me shume 233 deputetëve te parlamentit grek. Pavlopulos ka shërbyer si ministër i Brendshëm, gjatë periudhës 2004-2009, nën qeverisjen e Kostas Karamanlis.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.