Obama në takimin kundër ekstremizmit: Terroristët përdorin Islamin si justifikim për dhunën

Postuar në 20 Shkurt, 2015 00:05

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se çdo pretendim nga grupet terroriste se vendet perëndimore janë duke zhvilluar luftë kundër Islamit, është një “gënjeshtër e shëmtuar”. Në fjalimin që mbajti në Uashington në takimin e organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjen ndërkombëtare kundër terrorizmit, zoti Obama u zotua për një luftë të papajtueshme kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste. Ai e hodhi poshtë idenë se vendet perëndimore të krishtera dhe shteti hebraik janë duke zhvilluar luftë kundër myslimanëve.  Obama tha se qeveritë dhe kulturat e ndryshme të botës duhet të përpiqen që t’u jepet fund konflikteve sektare, siç është ai mes sunive dhe shiitëve në botën myslimane. “Por udhëheqësit botërorë, - tha ai, - duhet t’i ndihmojnë njerëzit që t’u shpëtojnë varfërisë dhe shtypjes, për të cilat ai tha se i shërbejnë përpjekjeve për rekrutimin e terroristëve”. Presidenti tha se të rinjve në mbarë botën “ua mësojnë urrejtjen” dhe se “jemi ne të rriturit që i mësojmë ata”, - tha Presidenti.  Obama e mbajti fjalimin në Takimin e organizuar nga Shtëpia e Bardhë për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm, pas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon. Takimi u mbajt në Departamentin amerikan të Shtetit.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/2650527.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.