Dule: Në kohë krizash, të shohim mundësitë si të ndërlidhemi ekonomikisht me vendet e tjera

Në konferencën “Mbikqyrja parlamentare e buxheteve”, mbajtur sot në Tiranë me ekspertë të fushës dhe specialistë të organizatave të huaja në vend, Vangjel Dule, N/Kryetari i Kuvendit, ka theksuar se: “Në kohë krizash globale, vendi duhet të kërkojë mundësi për të ecur përpara jo i veçuar, por i ndërlidhur ekonomikisht me vendet e tjera. “Duhet të vihemi në lëvizje” tha Dule, “të veprojmë nëpërmjet buxheteve; nëpërmjet parlamenteve tona dhe nëpërmjet lehtësirave fiskale”. Integrimi në tregun e BE-së ishte kryefjala e takimit që sipas Dules, “me këtë rast mund të jemi një oaz i ri investimesh dhe punësimi. Kriza globale ka frenuar rritjen ekonomike dhe ka prekur nivelin e mirëqenies në të gjithë globin, po ky fenomen ndihet më shumë në vende si tonat që janë një hap prapa me vendet e zhvilluara. Por ne s’mund të shohim vetëm krizat, por edhe mundësitë që lindin për të ecur përpara”. Në këtë këndvështrim ai shfaqi hapur qëndrimin e tij sa i takon gjetjes së rrugëve të reja për zhvillim, por veç kësaj, theksoi se përveç dëshirës nevojitet edhe veprim, dhe mjeti kryesor janë buxhetet. “Buxheti i shtetit, që reflekton në mënyrën më të plotë politikën e një vendi, parlamentet tona, që duhet të shtyjnë sa më shumë që një zë të rëndësishëm në planifikimin e buxhetit të kenë veprat infrastrukturore që lidhin vendet dhe së treti, lehtësirat fiskale, ku harmonizimi i taksave të jetë kryefjala”.
l.v
Add new comment