Nënshkruhet kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë 2015. Kumbaro dhe Shala: Do jetë edhe më i mirë se 2014-ta

Postuar në 20 Shkurt, 2015 06:51

Agjensia Telegrafike Shqiptare bën të ditur se ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe ministri i Kulturës i Kosovës, Kujtim Shala, nënshkruan sot në Prishtinë, kalendarin e përbashkët kulturor mes Kosovës e Shqipërisë për vitin 2015. “Unë jam besimplotë që kalendari 2015 do jetë edhe më i mirë se 2014-ta”, deklaroi ministrja Kumbaro e pyetur nga ATSH, ndërsa minsitri Shala i pyetur po ashtu u shpreh se kjo do ishte edhe përgjigja e tij. Në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, menjëherë pas mbledhjes historike të përbashkët të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve. Në mbledhje janë shqyrtuar, mes tjerash, edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe aktivitetet për ndërtimin e kalendarit të përbashkët kulturor.

 

l.v

 

http://www.ata.gov.al/kumbaro-kalendari-kulturor-shqiperi-kosove-2015-do-jete-edhe-me-i-mire-se-2014-ta-226732.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.