Shpërthimet me tritol në kryeqytet, Llalla përuron ambientet e reja të Prokurorisë së Shkodrës dhe deklaron: Hetimet janë drejt fundit

Postuar në 20 Shkurt, 2015 07:13

Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Shkodra ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë përfundime konkrete nga hetimet për shpërthimet me tritol në kryeqytet. “Prokuroria shqiptare për të gjitha ngjarjet ka filluar dhe po vijon hetimet me të gjitha strukturat shtetërore që ka në varësi, policinë e shtetit, SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna konkrete për ngjarjet për të cilat kanë shqetësuar dhe kanë tronditur vendin”, tha Adriatik Llalla nga Shkodra.

Në përurimin e ambienteve të reja të Prokurorisë së Shkodrës, i pranishëm ishte dhe ambasadori i Britanisë, Nicholas Cannon, i cili tha se kohët e fundit harmonia fetare është prishur nga celulat që kanë lidhje me Sirinë. Ambasadori britanik ka qenë i drejtëpërdrejtë kur alarmoi strukturat e shtetit me rrezikun që i kanoset vendit nga celulat xhihadiste që organizohen në Shqipëri e luftojnë më pas në Siri. “Një nga traditat më të rëndësishme shqiptare është harmonia fetare, të cilën ju duhet ta mbroni, por kohët e fundit ajo është prishur për shkak të këtyre personave që predikojnë të shkojnë të luftojnë për xhihadin në Siri. Edhe Papa vetë e ka theksuar harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri dhe duhet mbrojtur nga këto fenomene. Duket se deri tani strukturat shtetërore e kanë luftuar këtë fenomen në mënyrë efektive. Por është një luftë që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkon përtej kufijve të një shteti” tha Nicholas Cannon pas ceremonisë së përurimit të ambienteve të reja të Prokurorisë së Shkodrës.

 

l.v

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>O ho, perseri nuk do te behet gje! Kur thote Llalla se shpejti do te degjoni kete apo ate, e kemi te sigurte se s&#39;ka bere asgje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.