Skandali në Shkup, hotel mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup. Shoqëria civile hesht

Qendrës së Shkupit do ti shtohet edhe një hotel i stilit barok, i cili do të ndërtohet tek shtëpia ku lindi dhe u rrit Gonxhe Bojaxhiu e njohur në tërë botën si Nënë Tereza, aty ku së pari ishte paraparë që të ndërtohej kisha “Shën Elena dhe Kostandini “. Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se qeveria e Maqedonisë nuk ka hequr dorë nga zhdukja e gjurmëve të shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë. Sipas “INA”-s pas dislokimit të shtëpisë së saj në një vend që nuk ka qenë asnjëherë, mbi themelet e shtëpisë së Bojaxhinjve u parapa të ndërtohej kisha, më pas shkallët spanjolle dhe tani së fundi iu dha dritë jeshile ndërtimit të hotelit të stilit barok. Por “INA” shton se ndryshe nga vitet e kaluara, ku sektori civil ngrinte zërin, sot organizatat joqeveritare shqiptare nuk kanë zë.
l.v
Comments
Kush do ti delte zot
<p>Kush do ti delte zot themeleve te tokes se shqiptares se Madhe Nane Terezes?</p><p>Shqiptart ne Maqedoni ngrejne flamur arab dhe Erdoganin e kan vlla.</p><p> </p>
Add new comment