Xhelal Mziu jashtë garës për Kamzën?

Postuar në 22 Shkurt, 2015 03:15

Java e ardhshme pritet të jetë një javë përcaktuese për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit për 61 njësitë vendore. Partitë e mazhorancës kanë njoftuar nisjen e negociatave për përzgjedhjen e garuesve, ndërsa ato të opozitës pritet të nisin  llogaritë e tyre për përballjen me kandidatët e mazhorancës.  Gazeta “Shqiptarja.com” paralajmëron surpriza në kampin opozitar sa i përket kandidatëve. Në një artikull të sotëm, kjo gazetë shkruan se për bashkinë e Kamzës (që është edhe një ndër njësitë e mëdha në vend) jashtë garë mund të mbetet kryetari aktual Xhelal Mziu.

http://shqiptarja.com/Politike/2732/zgjedhjet-lokale-basha-l--jasht--gar-s-p-r-kamz-n-xhelal-mziun-274443.html

Gjithsesi duhet evidentuar faktin se “loja” e kandidaturave ka nisur që në fillim të këtij viti ku janë artikuluar në media skenare të ndryshme rreth garuesve, megjithatë, vendimarrja përfundimtare mbetet në dorë të krerëve të partive.  

n.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.