Aksioni i energjisë, televizionet informative evidentojnë rastin e personit që u arrestua sepse rilidhi energjinë për djalin e sëmurë

Aksioni kundër përfituesve abuzivë të energjisë elektrike vijon të “prodhojë” raste të diskutueshme. Sot televizionet informative, “A1 Report”, “Ora News” dhe “News 24” kanë sjellë në vëmendje të opinionit publik historinë e arrestimit të Naim Dyli nga Shkodra, i arrestuar për lidhje të paligjshme të energjisë. Sikurse raportojnë televizionet, Dyli ka djalin e sëmurë që furnizohet me oksigjen dhe ai ka rilidhur matësin për të furnizuar me energji elektrike banesën e tij për t’i shpëtuar jetën të birit që si shkak i një krize që atë natë e kishte kapur. Sapo është rilidhur energjia elektrike, familjarët kanë dëshmuar se punonjësit e OSHEE-së, bashkë me forcat policore i kanë vënë prangat të zotit të shtëpisë.
http://shqiptarja.com/home/1/rilidhi-energjin--p-r-djalin-e-s-mur--arrestohet-babai-274450.html
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-rilidhi-energjine-per-djalin-e-semure-arrestohet/
n.k
Comments
Une besoj OSHEE-ne. Kush
<p>Une besoj OSHEE-ne. Kush eshte i semur i lejohet te vjedh!?</p>
Add new comment