Një parashikim nga Stephen Hawking për të ardhmen e njerëzimit...A mund të ndodhë zhvendosja e qenies njerëzore në planetet e tjera...

Postuar në 22 Shkurt, 2015 13:46

Në prag të ceremonisë së çmimeve OSCAR, ku pretendent për trofe është edhe një film që i dedikohet jetës së astrofizikantit Stephen Hawking, ky i fundit ka folur për një nga temat e tij më të dashura, të ardhmen e njerëzimit.

Sipas tij, kërcënimi më i madh për të ardhmen e njerëzimit është agresiviteti që karakterizon qenien njerëzore. “Agresiviteti mund të ketë qenë një avantazh i njeriut të shpellave në luftën për të mbijetuar, por për njeriun e sotëm është një kërcënim vdekjeprurës, një faktor që mund të na çojë drejt shkatërrimit” - është shprehur Hawking. Ai ripërsëriti idenë se shpëtimi i njerëzimit do të jetë zhvendosja në planetet e tjera sepse shumë shpejt kushtet që do të ofrojë toka nuk do të jenë të përshtatshme për të jetuar.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.