Fatmir Mediu: Basha nuk duhet të rikandidojë për Tiranën. Duam Agron Dukën në Durrës, por varet nga PD

Duke folur për gazetën Mapo, aleati i PD-së dhe kreu republikan Fatmir Mediu është i mendimit se rikandidimi i Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës është i pamundur, sepse ai duhet të udhëheqë fushatën e PD-së në të gjithë vendin. Duke mos I kursyer komplimentet, mediu tha se “Basha padyshim që është figura më e mirë që ne kemi, sepse është drejtuesi i së djathtës dhe ka një eksperiencë qeverisjeje qendrore dhe lokale të suksesshme si asnjë tjetër. Nga ana tjetër, Basha ka përgjegjësinë jo vetëm për Tiranën por dhe gjithë bashkitë e tjera. Ai duhet të kontaktojë me votuesit në çdo skaj të Shqipërisë, gjë e cila do ta bënte pothuaj të vështirë për të mos thënë të pamundur, kandidimin e tij në Tiranë”. Nga ana tjetër, duket se nuk ka hasur në pëlqim propozim i PR për kandidaturën e Agron Dukës në Durrës. “Pavarësisht se PR pretendon që në Durrës të kandidojë Agron Duka, do të pranohet çdo vendim i PD-së”, tha Mediu.
a.k
Add new comment