Përplasjet e Blushit me qeverinë, ndërhyn Berisha me një sprovë fejtoni ku e krahason deputetin me një Cipras të pafat

Postuar në 23 Shkurt, 2015 12:47

Pas qëndrimit të shprehur përmes një analize të gjatë ku deputeti Ben Blushi konstaton se qeveria e partisë së tij nuk po bën reforma, por po ruan rregullin, pra “po bën burokraten”, ka reaguar me mënyrën e vet deputeti i PD-së Sali Berisha. Me një rrëfenjë në facebook (mund ta lexoni në faqen e respublica-s në rubrikën më poshtë) ku Berisha bën tentativa në zhanrin e fejtonit, ai analizon frustrimet e Blushit, “mosrealizimin e tij në politikë sipas idhullit Cipras” dhe në fund konkludon se, përplasjet e tij me Edi Ramën nuk do jetë rezultative pasi Blushi “mund të ketë shumë cilësi, por i mungon fati”. Lexuesi mund të konstatojë se përtej diversionit të ish kryeministrit, ai duket se lë shumë për të dëshiruar si publicist.  

 

a.k

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Diversion dhe cmenduri, nen petkun e pasionit te parealizuar te publicistikes.&nbsp;</p><p>Mbi te gjitha jane perpjekje te cmendura per te mbetur relevant dhe i rendesishem ne skenen politike te vendit si e vetmja menyre per tu mbrojtur neser ndaj nje hetimi te mundshem ai dhe familja e tij.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.